Disa detaje të reja janë zbardhur nga aktiviteti i mëparshëm i Edmond Papës, biznesmenit nga Saranda që u vra këtë të premte në Komunën e Parisit.
Papaj sapo ishte kthyer nga Anglia dhe ishte ulur në një kafe pranë banesë së të vëllait në rrugën “Fadil Bodinaku”, kur u qëllua me 9 plumba dhe mbeti i vdekur.
Nga informacionet paraprake është bërë me dije se ai ka qenë i dënuar në Greqi për trafik droge dhe prishja e pazareve të drogës dyshohet se është bërë shkak për ngjarjen.
Papaj zotëron hotelin e njohur “Blu Sky”, në Sarandë, si dhe disa prona të tjera në Ksamil. Po ashtu policia dyshon se ai ka qenë i përfshirë në trafikun e drogës dhe në Angli.
Del fotoja, ku është biznesmeni që u vra sot te Komuna e Parisit