-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas “Katar Gate”, eurodeputetët të përfshirë në afera korruptive në Marok

Kryesoret

Mes prillit dhe shtatorit të kaluar, ish-deputeti italian Antonio Panzeri dhe Francesco Giorgi janë mbajtur nën vëzhgim nga autoritet italiane dhe është zbuluar se ata janë të përfshirë në korrupsion në Marok, pas “Katar Gate”.

Siç theksohet, kjo është periudha kur, nga njëra anë, ishte intensifikuar debati për respektimin e të drejtave të njeriut të emigrantëve që duan të kalojnë në Evropë përmes Marokut dhe nga ana tjetër, në Katar, projektet për ndërtimi i stadiumeve ku do të mbaheshin ndeshjet e Botërorit 2022 pas pak muajsh, ndërkohë që në të njëjtën kohë sa vinte e shtohej numri i aksidenteve me fatalitet në punë.

Kjo është e njëjta periudhë në të cilën Katari dhe Maroku kanë nevojë për mbështetjen maksimale të mundshme nga miqtë tek të cilët sigurisht mbështeten sepse janë korruptuar me para dhe gjithashtu me dhurata luksoze.

Këto lëvizje të Panzerit, nuk kanë kaluar pa u vënë re nga shërbimet sekrete të Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët nga ana e tyre kanë alarmuar ato të Belgjikës që të pasohen nga “lidhja e tretë”, autoritetet italiane. Në atë kohë, autoriteteve italiane iu kërkua të vërtetonin se Panzeri, njeriu që “lëvizi fijet” në OJQ “Luftoni mosndëshkimin”, po përgatitej të bënte këto udhëtime.

U zbulua se udhëtimi i parë ishte në Katar ku Panzeri qëndroi për nëntë ditë, dhe i dyti ishte në Marok me ish-deputetin italian që qëndroi atje për gjashtë ditë. Gjatë udhëtimit në Marok, Panzeri thuhet se është takuar me shefin e shërbimeve sekrete marokene.

Një person kritik në këto hetime dhe takime mësohet të jetë, sipas raportimeve, 67-vjeçari Abderrahim Atmoun, i cili gjatë periudhës së kontestuar ishte ambasadori i Marokut në Poloni, i cili ka kontakte të shpeshta me Panzerin, Giorgin dhe Cozzolino (edhe eurodeputeti italian po hetohet nga autoritetet italiane). Në fakt, Atmoun besohet se është anëtar i shërbimeve sekrete marokene dhe e përdor statusin e ambasadorit si “mbulim”.

Emri i tij figuron në shkresat e dosjes së dorëzuar nga autoritetet italiane si gruaja dhe vajza e Panzerit shfaqen si bartës të dhuratave dhe parave që Atmoun dha për të formuar një prirje pro-marokene në debatin për të drejtat e njeriut në Parlamentin Evropian./Corriere della Serra

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit