Pas lajmeve se Portugalia dëshiron Jose Mourinhon si trajnerin e tyre të ardhshëm Roma ka vendosur të mos i ndërpresë rrugët me 59-vjeçarin.
Së fundmi u raportua se “Special One” është kandidati kryesor për të zëvendësuar Fernando Santosin te Kombëtarja e Portugalisë.
Gazeta sportive “Il Corriere Dello Sport” raportoi të premten në mëngjes se agjenti i Mourinhos, Jorge Mendes kishte hapur bisedimet paraprake me Federatën e Futbollit të Portugalisë.
Megjithatë, sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit e Romës nuk duan të ndahen me 59-vjeçarin.
Por, nëse Mourinho dëshiron të bëhet trajner te Portugalia, klubi italian do të kërkojë dëmshpërblim nga Federata portugeze.
Jose Mourinho ka kontratë të vlefshme me Romën deri në verën e vitit 2024.