-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konflikt për drogë dhe larje hesapesh, dy pistat e hetimit për atentatin e sotëm në Tiranë!

Kryesoret

Policia e Tiranës ka dy pista kryesore të hetimit për atentatin të sotëm në Tiranë, ku mbeti i vdekur 49 vjeçari Edmond Papa. Konflikt për drogë ose larje hesapesh janë dy pistat e hetimit të policisë.

Detajet që ngritën pistat e hetimit bëjnë me dije, Papa ka qenë i skeduar më parë në Britani të Madhe dhe i dënuar në Greqi për drogë.

Dalin detaje të reja nga ekzekutimi në Tiranë: Edmond Papa tentoi të godas me tavëll duhani autorin!

Edmond Papa nga Fieri por banues në Sarandë, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”. 49-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës. Por rreth orës 17:25 ndërroi jetë për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Policia thotë se 49-vjeçari Papa u qëllua me plumba pistolete.

Larje hesapesh? Sapo kishte ardhur nga Anglia, zbulohet e shkuara e biznesmenit

Mësohet se, ndaj 49-vjeçarit është qëlluar 9 herë me pistoletë, ndërkohë, kamerat e sigurisë kanë kapur lëvizjet e autorit kur ka hyrë i vetëm pranë lokalit. Viktima edhe pse i gjetur në befasi nga breshëria e plumbave ka munduar të reagojë dhe ka tentuar të godasë me tavllën e duhanit autorin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit