14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky dhe populli ukrainas nderohen me çmimi Charlemagne

Kryesoret

Komiteti organizativ ka njoftuar se çmimi Charlemagne për vitin 2023 do t’i jepet popullit ukrainas dhe presidentit Volodymyr Zelensky.

Komiteti jep çmime për persona të cilët luftojnë për paqen në Evropë.

“Nën presidencën e Volodymyr Zelenskyi, populli ukrainas nuk po mbron vetëm sovranitetin e vendit dhe jetën e qytetarëve por edhe Evropën dhe vlerat evropiane ”, thuhet në deklaratën e komisionit.

Ata u shprehën se guximi, udhëheqjen dhe ndjeshmërinë e Zelensky-t është një model për popullin e tij.

Çmimi Charlemagne për vitin 2022 iu dha majin e kaluar tre bjellorusëve anti-establishment, Svetlana Tikhanovskaya, Veronika Chepkalo dhe Maria Kalesnikova.

Ky çmim është dhënë që nga viti 1949 me qëllim promovimin e ndërtimit evropian pas fatkeqësive të Luftës së Dytë Botërore.

Ceremonia mbahet në Aachen, kryeqyteti i vjetër i Perandorisë Karolinge, në atë që tani është Gjermania perëndimore, shumë afër kufijve me Belgjikën dhe Holandën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit