Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj vazhdon me përgatitjet për zgjedhjet lokale me kandidatë paralelë ashtu si Sali Berisha.
Deputeti demokrat, që flet si kryetar i komanduar i PD-së duke mos njohur vendimin e shkallës së parë pa folur Apeli për vulën, thotë se vendi ka nevojë për një klasë të re politike.
“Dje prezantimin e kryetarit te deges se PD Durres Joni Myshketa. I riu durrsak qe do te drejtoje nje nga deget me te rendesishme dhe vitale te demokrateve.
Takimi i djeshem me pjesmarrjen dhe Fred Xhaferrit i deleguari i qarkut dhe sekretarit organizativ Flamur Hoxha i sherbeu dhe procesit te riorganizimit te PD-se ne Durres.
Demokratet po kalojne nje periudhe te veshtire mes problemeve te brendshme, por nje gje eshte e qarte: perballe nesh qendron Edi Rama ne krye te nje regjimi qe po i varferon dhe largon shqiptaret cdo dite e me shume.
Vetem nje ndryshim rrenjesor, me alternativen dhe mendësinë e nje klase te re politike do te mund te risjelle shpresen dhe mireqenien e merituar per shqiptaret” shkruan ai.