-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Barrikadat? Bugajski: NATO të lirojë rrugët nga huliganët e agjentët e Beogradit e Rusisë

Kryesoret

Barrikadat në veri të Kosovës kanë hyrë në ditën e tetë.

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski deklaroi sot se është koha që NATO të angazhohet dhe t’i pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit e përfaqësuesit rusë në veri të Kosovës.

“Është koha që NATO të angazhohet dhe të pastrojë rrugët nga huliganët, agjentët e Beogradit dhe përfaqësuesit rusë. Kosova është në vijën e parë të frontit mes Evropës dhe Rusisë”, shkruan Bugajski.

Ndërkaq, për barrikadat në veri një ditë më parë ka reaguar edhe KFOR-i. Komandanti i KFOR-it, gjenerali Angelo Michele Ristuccia u shpreh se po monitoron nga afër situatën në veri të Kosovës.

“Që nga tetori ne kemi përforcuar praninë tonë duke përfshirë edhe me trupa dhe patrulla shtesë në veri të Kosovës këtë javë.

Ne i nxisim të gjitha palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të mundësuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë”, ka thënë gjenerali Ristuccia.

Krasniqi: Të hiqen barrikadat në veri! Nesër do të jetë vonë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit