-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dita e tetë e bllokimit! Policia e Kosovës: Situatë e qetë në veri

Kryesoret

Dita e tetë e bllokimit në veri. Policia e Kosovës deklaron se situata në veri të Kosovës është e qetë. E shtuna shënon ditën e tetë prej kur serbët lokalë kanë ngritur barrikadat në rrugët që çojnë në pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak – të cilat lidhin Kosovën me Serbinë – si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.

“Barrikadat nuk kanë lëvizur, por nuk ka ndonjë zhvillim apo incident të raportuar. Është qetë”, ka thënë Drejtoria e Policisë së Kosovës. Sipas autoriteteve të Kosovës, Pantiç ka qenë i përfshirë në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fillim të muajit dhjetor.

Autoritetet e Kosovës kanë bërë përpjekje për të organizuar zgjedhjet lokale në veri, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të përfaqësuesve të serbëve atje për t’u larguar nga institucionet e Kosovës. Pas sugjerimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, zgjedhjet janë shtyrë në prill të vitit të ardhshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit