Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil. Ai është gjetur i varur nga familjarët e tij.
“Mëngjesin e sotëm, në Ksamil, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur në banesë, shtetasi F. M., 54 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- ka njoftuar policia.