-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kharkivi mbetet pa energji elektrike nga sulmet ruse

Kryesoret

Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Kharkivi, ka mbetur që disa orë pa rrymë, si pasojë e sulme të reja ajrore ruse, të cilat kanë shënjëstruar stacionet e energjisë.

Zyrtarët lokalë kanë thënë se nëntë objekte të energjisë janë goditur nga sulmet e së premtes, që kanë përfshirë 76 raketa dhe dronë.

Kryetari i Harkivit, Oleg Synegubov, ka thënë se qyteti është përballur me dëm “kolosal”.

Në mbrëmjen e së premtes është raportuar se 55 për qind e banorëve nuk kanë pasur rrymë.

Operatori ukrainas për energji, Ukrenergo, ka paralajmëruar se shkalla e dëmeve është e madhe dhe se riparimet mund të marrin më shumë kohë sesa zakonisht.

Ukraina e ka akuzuar Rusinë se po e përdor dimrin si “armë lufte”, duke dëmtuar objektet kyçe, teksa temperaturat në këtë shtet veçse janë zero gradë Celsius./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit