Disa detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Komunës së Parisit që tronditi të premten Tiranën. Biznesmeni Edmond Papa kishte ardhur nga Saranda së bashku me nënën e tij në Tiranë, pasi kjo e fundit duhet të kryente disa kontroll në spital.
Policia ka dyshime se Papa është ndjekur nga autori gjatë gjithë ditës, deri sa ai ka qenë vetëm në një kafe afër banesës së vëllait të tij. Uniformat blu mendojnë se kanë të bëjnë me një killer profesional, pasi pas vrasjes, ai është larguar i qetë në këmbë.
Por si ndodhi ngjarja?
Papa sapo kishte parkuar makinën e tij Mercedes Benz G-Class dhe po futej në ambiente e kafenesë kur një person i maskuar me kapuç dhe i veshur me të zeza ka hyrë në brendësi të lokalit dhe e ka qëlluar disa herë me pistoletë.