Ylli brazilian, Neymar i ka kërkuar bashkatdhetarit të tij, Richarlison që të ndryshojë tatuazhin e tij të fundit ku shfaqet edhe imazhi i tij.
Disa ditë më parë, sulmuesi i Tottenhamit postoi në rrjetet sociale një foto të një tatuazhi krejt të ri ku shfaqen imazhet e tre futbollistëve brazilianë, duke përfshirë edhe veten në të gjithë shpinën e tij.
Richarlison ka bërë tatuazh veten në mes, ndërsa në të majtë pozicionohet legjendar Ronaldo ndërsa në të djathtë Neymar.
Sipër tre figurave në lartësinë e shpatullave shkruhet “Ti e bëre Brazilin të buzëqeshë”.
Mesazh i dërguar nga Pele pas paraqitjeve të shkëlqyera të lojtarit në fillimin e Botërorit.
Megjithatë ky tatuazh nuk u ka pëlqyer shumë njerëz përfshirë edhe Neymarin.
Sipas Globo Sport ai i ka dërguar Richarlison 30 mijë euro për të hequr imazhin e tij nga shpina.
Është një vendim me të cilin u pajtuan disa tifozë të cilët nuk e vlerësuan idenë e tatuazhit apo realizimin e tij.
Mbetet për t’u parë nëse Richarlison do ta pranojë kërkesën e Neymar.
https://twitter.com/433/status/1603082693977276416?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1603082693977276416%7Ctwgr%5E78a15d53ad8b1ed15c3c78765d9970177170a365%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fneymar-kerkoi-richarlison-te-hiqte-tatuazhin-e-tij-dhe-dergoi-para-per-ta-bere-kete-gje%2F