Gjykata e Lezhës ka konfirmuar masën e sigurisë arrest me burg për Besnik Pjetrin, i cili u arrestua dje në pas disa muajsh në arrati pasi vrau, vjehrrin dhe kunatin, babë dhe bir Gentian dhe Pjeter Përjaku në Grykë Zezë më 29 gusht.
Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Pjetri nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me krimin e dyfishtë të ndodhur në muajin gusht dhe akuzat e ngritura ndaj tij. Ai ka heshtur përpara gjyqtarit.
Autori i dyshuar u gjet i fshehur në një banesë të braktisur në Kaçinar të Mirditës. Besnik Pjetri ka qenë i vetëm në momentin e arrestimit, ndërkohë policia vijon kërkimet për gjetjen e armës me të cilën kreu dhe krimin.
Por si ndodhi krimi?
Babë e bir ishin kthyer ditën e ngjarjes nga Italia ku jetonin prej shumë vitesh, pasi kishin pasur një dasëm në vendlindje tek disa të afërm të tyre në Lezhë.
Ish-dhëndri i ka ndjekur lëvizjet e objektivave të tyre dhe sapo janë kthyer në banesë është afruar dhe ka qëlluar me breshëri plumbash.
Pjetri, babai i dy vajzave ishte divorcuar, prej më shumë se 6 vitesh nga gruaja e tij dhe që prej asaj kohe kishte patur konflikte të vazhdueshme dhe familjen e saj që përfundoi në tragjedi.
Vrau kunatin dhe vjehrrin, arrestohet i shumëkërkuari Besnik Pjetri