Heqja e masave kundër korona virusit në Kinë në fillim të dhjetorit ka sjellë tashmë një rritje të rasteve të infektuar.
Të dhënat tregojnë se numri i vdekjeve në vitin 2023 mund të arrijë në një milion.
Nga e hëna, shumica e shkollave në Shangai do të mbyllen me mësimet që do të vazhdojnë vetëm nga distanca.
Autoritetet arsimore thanë se gjithashtu do të mbyllen edhe kopshtet.
Kjo do të thotë se shkollat do të jenë të mbyllura të paktën deri më 18 janar kur fillon festa e Vitit të Ri Kinez.
Që nga fillimi i dhjetorit Kina ka hequr pothuajse plotësisht masat jashtëzakonisht të rrepta për të parandaluar përhapjen e korona virusit që ishin vendosur që nga fillimi i vitit 2020.
Megjithatë, ndryshimet në mënyrën se si bëhen testet dhe si regjistrohen të dhënat e bëjnë të vështirë për këdo që të vlerësojë sa është përhapur covid-19 në Kinë.
Me shpërthimin e numrit të rasteve janë zbarazur të gjitha qytetet pasi shumë persona janë të sëmurë ose nuk duan të dalin dhe të infektohen.
Në çdo rast, spitalet dhe njësitë shëndetësore janë nën presion pasi shteti ngre njësi të përkohshme.
Ka 230 mijë shtretër në dispozicion vetëm në Shangai.