-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritet tensioni! Serbët vendosin barrikadë të re në veri

Kryesoret

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se në natën e mbrëmshme është vendosur një barrikadë e re në veri të Kosovës.

Sipas raportit policor, barrikada e re është vendosur “në lagjen Berxhane që shpie për në Zveçan”.

Më herët zyrtarët policorë për rajonin e veriut, kanë thënë se situata në paraditen e 17 dhjetorit është e qetë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se institucionet e Kosovës i kanë të gjitha kapacitetet për t’i larguar barrikadat në veri të Kosovës dhe se janë duke vlerësuar situatën në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se qytetarët e zonës veriore që janë bllokuar nga barrikadat, po kërkojnë “me ngulm” heqjen e tyre.

“Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave të ngritura nga grupe të armatosura e kriminale është i tepërt”, ka thënë ai.

Kosova: Çdo çast i kaluar nën bllokim të barrikadave është i tepërt

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit