-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia: Po presim përgjigje nga NATO për të çuar ushtrinë në Kosovë

Kryesoret

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka thënë se Serbia ende nuk ka marrë përgjigje nga KFOR-i lidhur me kërkesën që ta lejojë dërgimin e një numri të forcave të sigurisë serbe në Kosovë. Daçiç u shpreh sot se nuk është në dijeni për ndonjë përgjigje nga KFOR-i.

“Deri në këtë moment nuk jam në dijeni se kemi marrë një përgjigje”, ka thënë Daçiç. Ai ka shtuar se është e vështirë të diskutohet për një zgjidhje të përhershme me Kosovën duke thënë se serbët po arrestohen në Kosovë.

Qeveria e Serbisë ka miratuar të enjten vendimin që t’i kërkojë misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ta lejojë dërgimin e një numri të forcave të sigurisë në Kosovë, ka konfirmuar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit