Darli Çuçuli është arrestuar nga policia në Librazhd. Ai u kap në flagrancë duke shpërndarë 34 doza kanabis.
Policia ka bërë me dija se 20-vjeçarit, i është bërë kontroll fizik teksa lëvizte në lagjen nr.1, Librazhd, dhe i janë gjetur 34 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.
Policia më pas ka kontrolluar shtëpinë e tij, i ka gjetur dhe sekuestruar 8 qese me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 1.6 kg, 1 aparat celular, 1 peshore elektronike dhe 2 300 000 të rinj të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.