Gjatë operacioneve të përbashkëta, anijet e dy organizatave joqeveritare gjermane shpëtuan 90 emigrantë dhe refugjatë në rrezik në Mesdhe.
63 personat e gjetur në operacionin e parë ishin në det për një ditë e gjysmë në një gomone.
Emigrantët përfshirë 12 fëmijë u shpëtuan nga ekuipazhet e anijeve Sea-Eye 4 dhe Rise Above.
Operacioni tjetër u krye dje kur Rise Above gjeti dhe shpëtoi 27 sirianë.
Vitet e fundit, organizatat joqeveritare kanë luajtur rolin kryesor në operacionet e kërkim-shpëtimit për refugjatët dhe emigrantët që përpiqen të arrijnë në një vend të Bashkimit Evropian.
Emigrantët shpesh nisen me varka të rrezikshme nga brigjet kryesisht të Libisë dhe Tunizisë.
Sipas të dhënave të mbledhura nga OKB të paktën 17 mijë njerëz kanë vdekur në Mesdhe që nga viti 2014 në përpjekje për të arritur në Evropë.
Deri më tani këtë vit Organizata Ndërkombëtare për Migracionin raportoi se të paktën 1,360 persona kanë ndërruar jetë duke përfshirë 53 fëmijë.
Shumica e refugjatëve dhe emigrantëve që marrin rrugën detare të Mesdheut mbërrijnë në Itali.
Sipas të dhënave në vitin 2022 pati një rritje të madhe të emigrantëve me rreth 98,700 krahasuar me rreth 63,400 në 2021 dhe 32,000 në 2020.