Një pemë Krishtlindjesh është improvizuar me rrjeta dhe me kushtet e luftës në Mykolaiv në jug të Ukrainës.
Vullnetarët krijuan një pemë nga rrjeta e kamuflazhit të përdorur në ushtri për maskim.
“Nuk duam të festojmë vetëm Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, por edhe fitoren”, tha një banor i qytetit.
Kur të mbarojnë festat ata do t’u dhurojnë rrjetat ushtarëve që luftojnë në vijën e parë.