-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BIRN: Qeveria planifikon të blejë helikopterë të rinj, pa rikthyer në punë të vjetrit

Kryesoret

Ndërkohë, Peleshi pranoi se flota e helikopterëve e Forcave të Armatosura vijon të jetë jofunksionale për shkak të problemeve me mirëmbajtjen dhe se nuk është gjetur ende zgjidhje për marrjen e helikopterit “Cougar” të parkuar në një magazinë zjarrfikësesh në Itali.

“Italia është angazhuar për të mbështetur sistemin e mbrojtjes civile me një financim 30 milionë euro në formë huaje,” tha ai pas mbledhjes së qeverisë, duke saktësuar se huaja do të përdoret për ndërtimin e sallave operacionale dhe trajnim për emergjencat civile.

Ministri bëri të ditur se parashikohet dhe blerja e 2 mjeteve ajrore për fatkeqësitë natyrore, por i pyetur nga BIRN për vlerën e tyre, ai tha se nuk e mund të thoshte vlerën, por do të gjendeshin mjete të lira që mund të përballoheshin brenda kësaj kredie. Peleshi pranoi se problematika e mirëmbajtjes me flotën e helikopterëve vijon prej disa vitesh dhe se në gatishmëri ishin vetëm dy mjete nga 7 të tillë që kanë Forcat e Armatosura.

“Gadishmëria nuk është 100 për qind,”-pranoi ai, duke shtuar se “është në gatishmëri një helikopter Cougar që është për emergjenca civile dhe një tjetër që është për emergjenca mjekësore”.

“Sfida më e madhe që ne kemi kur investohet në mjete ajrore të reja është mirëmbajtja, nuk kemi kompani të specializuara për mirëmbajtjen e mjeteve ajrore dhe na duhet të blejmë këtë shërbim jashtë,”- shtoi Peleshi, duke ripërsëritur të njëjtat probleme për të cilat ka raportuar 6 muaj më parë edhe në Kuvend.

“Jo të gjitha kontratat performojnë siç duhet dhe pastaj futemi në kalvare pengesash si ajo me helikopterin Cougar që është në Itali dhe u bënë shumë, 2 vjet,” theksoi ai.

Peleshi tha se ministria ka vendosur që ta dërgojë helikopterin e mbetur në Itali në agjencinë e NATO-s për shërbimet e mirëmbajtjes sapo të çlirohet nga kontrata. Sipas tij, kostot e mirëmbajtjes janë shumë të mëdha për qeverinë dhe vendimi për t’ia deleguar agjencisë së posaçme të NATO-s prokurorimet për këtë çështje do t’i japë zgjidhje situatës.

Përmes një investigimi të publikuar më 31 maj, BIRN zbuloi se flota e shtrenjtë e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes./BIRN

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit