-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

CIA: Rusia s’është serioze për negociatat me Ukrainën

Kryesoret

Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e Bashkuara, William Burns, tha se Rusia nuk është serioze për zhvillimin e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Këto ishin komentet e tij të para publike që nga takimi me homologun e tij rus, Sergey Naryshkin, në Turqi, gjatë muajit të kaluar.

I pyetur nëse moti i ftohtë i dimrit mund të ngadalësojë luftimet dhe të hapë mundësinë për bisedime, Burns tha se ata vlerësojnë se rusët nuk janë seriozë në këtë pikë për “negociata të vërteta”.

Takimi i 14 nëntorit mes Burns dhe Naryshkin, shënoi takimin më të lartë ballë për ballë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë, që para shkurtit, kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se SHBA-ja nuk kishte “qasje konstruktive” ndaj bisedimeve.

Në fillim të dhjetorit, presidenti amerikan, Joe Biden, se është i gatshëm të flasë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, nëse ai vërtet dëshiron t’i japë fund luftës.

Më 8 nëntor SHBA-ja tha se është “në interesat” e Uashingtonit të mbajë kontakte me Kremlinin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit