-sidi education-spot_img
25.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Putin bisedon me Trumpin më shumë se 1 orë, për paqen në Lindjen e Mesme!

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump, ku ka propozuar për një datë armëpushimi me Ukrainën.

Sipas këshilltarit të Kremlinit, Ushakov, gjatë telefonatës me homologun amerikan, lideri rus ka shprehur gatishmërinë për të shpallur një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë me rastin e festimeve të “Ditës së Fitores”, e cila në Rusi shënohet më 9 maj, raporton CNN.

Biseda, e cila ka zgjatur rreth 1.5 orë, raportohet se është përqendruar në luftën Rusi–Ukrainë, përpjekjet për paqe dhe situatën në Lindjen e Mesme.

Edhe pse ka refuzuar një armëpushim të plotë dhe pa kushte, Putin ka propozuar disa herë armëpushime të përkohshme dhe të kufizuara gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit