Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickovskinë kuadër të cermonisë përkujtimore për heronjtë e rënë gjatë luftës së dytë botërore në fshatin Tuminec të bashkisë Pustec, u ka bërë thirrje maqedonasve që jetojnë në Shqipëri të bashkohen për interesat kombëtare.
Fjala e Mickoskit
Por sot, nga ky vend i shenjtë, dua të dërgoj edhe një mesazh tjetër, më të rëndësishëm: mesazhin e unitetit. Maqedonisë sot më shumë se kurrë i nevojitet bashkimi. Të bashkohemi rreth interesave kombëtare, rreth së ardhmes së fëmijëve tanë, rreth respektit për historinë tonë dhe dinjitetin e popullit. Paraardhësit tuaj nuk u ndanë kur mbronin lirinë. Nuk pyesnin kush nga ishte dhe as kujt i përkiste. Të gjithë qëndronin nën një emër.
Mund të kemi mendime të ndryshme, qëndrime të ndryshme politike dhe pikëpamje të ndryshme, por kur bëhet fjalë për atdheun, për interesat kombëtare dhe për unitetin e popullit maqedonas, duhet të jemi bashkë. Sepse vetëm të bashkuar mund të jemi të fortë. Vetëm të bashkuar mund të krijojmë përparim. Dhe vetëm të bashkuar mund ta ruajmë Maqedoninë si shtet me dinjitet, identitet dhe perspektivë.









