Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër dyshohet se pas një zënke kosovari ka goditur për vdekje bashkombasin e tij.
Siç raporton 20min.ch, viktima është goditur me thikë, pasditen e së dielës në Biere. 28-vjeçari është i paligjshëm në Zvicër.
Sipas policisë, viktima është gjetur i shtrirë pa ndjenja dhe kishe pasur gjakderdhje të madhe duke bërë që mos t’i mbijetojë plagëve të marra.
Lidhur me rastin policia e Kantonit Vaud, ka arrestuar 55-vjeçarin kosovar, si i dyshuar kryesor në këtë ngjarje.
Raportimet e para të policisë, thonë se viktima dhe vrasësi edhe më herët kanë pasur konflikt mes vete. Për rastin, hetimet janë duke vazhduar.