-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunoi 5-vjeçaren, lirohet logopedi nga Kosova

Kryesoret

Logopedi Iljasa Fazliu, i cili dhunoi 5-vjeçaren me autizëm, është liruar nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan, pasi Gjykata Themelore në Gjilan njoftoi se Fazliut se bashku me dy familjarë të vajzës, babain dhe dajën, iu është hequr masa e paraburgimit.

Sipas dokumentit të siguruar nga Gazeta Insadjeri, thuhet se kjo masë është zëvendësuar me masën e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej një muaji.

Lirimin e tyre e ka konfirmuar edhe avokati i dajës se 3 vjeçares, Arbër Spahiu. Ai tha se që nga fillimi nuk kanë qenë të kënaqur me caktimin e masës së paraburgimit për familjarët e vajzës të cilët ushtruan dhunë ndaj logopedit pas publikimit të skandalit.

“Sot me date 19.12.2022 prane Gjykates Themelore ne Gjilan kemi ushtruar kerkese per nderprerjen e mases se paraburgimit ndaj te mbrojturit tim R. S dhe ashtu siq qenkeni njoftuar ju, gjykata për të mbrojturin tim por edhe për  dy të pandehurit e tjerë e ka ndërprerë masën e paraburgimit, dhe të njëjtën masë e ka zëvendësuar me  Masën  e Ndalimit per t’iu Afruar Vendit apo Personit të Caktuar. Vlene te theksohet se ne si mbrojtje nuk kemi qene te kenaqur qe nga fillimi me caktimin e paraburgimit”, tha ai.

Insajderi ka publikuar audio incizimin se si logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu abuzon psiqikisht me një vajzë të mitur në ordinancën e tij e cila është me autizëm. Në atë ordinancë, 3 vjeçarja po ofendohej e shahej nga vetë logoped Fazliu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit