-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Franca nxjerr provën e fortë: Goli i Messit duhet të anulohej

Kryesoret

Vijojnë polemikat pas finales së Kupës së Botës, që e fitoi Argjentina. Francezët pretendojnë se goli i tretë i Messit në kohën shtesë ishte i parregullt.

Sipas rregullores goli duhej të anulohej nga gjyqtari Szymon Marciniak. Arsyeja ka qenë se disa nga lojtarët e skuadrës së Albiceleste-s që ndodheshin në stol u futën në fushën e lojës para se topi të kalonte vijën e portës së Lloris.

Me rregullore kjo është e ndaluar. “Nëse, pas shënimit të një goli, gjyqtari e kupton se një person tjetër ka qenë në fushën e lojës në momentin që është shënuar goli, duhet ta anulojë golin”, thuhet në rregullore.

“L’Equipe” ka qenë një nga mediat e para që publikoi këtë imazh dhe dha shpjegimet përkatëse në lidhje me polemikën në fjalë. “Minuta e 108 e lojës, pas pasimeve nga Enzo Fernández dhe Leo Messi, Lautaro Martínez godet fort nga shumë afër.

Hugo Lloris e grushton topin, i cili kthehet në këmbët e Messit, që godet dhe shënon 3-2 për Argjentinën, pavarësisht tentativës së vonuar të Jules Koundé për të shpëtuar.

Ndërsa Messi shënon pas grushtimit të Hugo Lloris, disa lojtarë argjentinas të ngarkuar emocionalisht nga stoli ishin futur në fushë, gati për të festuar. Kjo është rreptësisht e ndaluar” shkruan “L’Equipe”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit