-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jashtë fushës, kush është fituesi i madh i Kupës së Botës?

Kryesoret

Gazeta franceze “Libération” ka publikuar një artikull ku i referohet fitimeve ekonomike dhe diplomatike që i solli Katarit organizimi i Kupës së Botës.

Gazeta theksoi se presidenti francez Emmanuel Macron, i cili brenda pak ditësh bëri dy udhëtime në Doha për të mbështetur ekipin francez, pati mundësinë të takohej dy herë me Emirin Tamim bin Hamad Al-Thani.

Presidenti francez vlerësoi “organizimin e mirë” të Kupës së Botës dhe se përveç Macronit, muajin e fundit nga Doha marshuan rreth njëzet krerë shtetesh dhe disa dhjetëra liderë e ministra të tjerë botërorë nga të gjitha vendet.

Në nisjen e Botërorit të dielën e 20 nëntorit, Katari ka pasur fluksin më të madh të krerëve të shteteve dhe personaliteteve ndërkombëtare në historinë e Botërorit.

Shtrëngimi i duarve Erdogan – Sisi nën syrin vigjilent dhe buzëqeshjen e kënaqur të Princit Tamim, ishte përgatitur prej javësh dhe se Doha ka rinovuar lidhjet me Egjiptin, i cili ishte ndër katër vendet arabe që vendosën një bllokadë midis 2017 dhe 2021.

Vlen të theksohet se në Katar ishte i pranishëm edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, i shoqëruar nga një delegacion përfaqësuesish të Kongresit.

Sipas gazetës franceze, korrja diplomatike dhe komerciale e Katarit në Kupën e Botës është trofeu më i madh për Emiratin, pasi i ka mundësuar të vazhdojë diplomacinë me “dollarë gazi” në Bruksel dhe gjetkë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit