Ambasada e SHBA-ve në Shkup u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të bëjnë kujdes gjatë festimeve në vende publike dhe qendra tregtare.
Alarmet për bombë kanë bërë që ambasada tu bëjë thirrje qytetarëve që të lëvizin të mbrojtur.
“Pasi që krijohen turma të mëdha në prag të festave nëpër qendra tregtare, vende publike dhe markete, Ambasada e SHBA-ve ju rikujton që të keni kujdes për rrethin ku lëvizni duke mbrojtur veten dhe gjërat tuaja me vlerë” thonë nga Ambasada e SHBA-ve.
Në këtë vend kohëve të fundit ka pasur edhe disa kërcënime me bomba. Kërcënimet në institucionet dhe vendet publike pas hetimit të policisë kanë rezultuar të rrejshme. Nëse jeni në ndonjë vend që kërcënohet me bombë, ju sugjerojmë që të dëgjoni sugjerimet e forcave të sigurisë në atë vend për të evakuar nga vendi i kërcënuar” thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut.