-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Urdhër i Beogradit”, Berisha: Rama hoqi nenin për ilaçet e pamiratuara

Kryesoret

Kryetari i PD, Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar një takim në selinë e PD-së me anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë.

Në fjalën e tij kryedemokrati tha se Rama hoqi nenin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pamiratuara nga enti europian, ose enti amerikan.

Sipas Berishës ky nen u hoq i diktuar tërësisht nga enti farmaceutik i Beogradit me përfaqësuese Vilma Nushit.

E vërteta është se, në tërësi listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit. Pasi zhdukën disa standarde ligjore për Shqipërinë, ilaçet kallpe në farmacitë tona, në sistemin tonë farmaceutik, janë rregull.

Ne kishim një ligj, siç e dini, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pa miratuara nga enti i BE-së apo i SHBA-së, për përdorimin e tyre. Neni i parë që ndryshoi në ligj Edi Rama erdhi në pushtet ishte, ishte abrogimi i këtij neni.
U hoq ky nen i diktuar kryesisht nga Enti Farmaceutik i Beogradit që kishte përfaqësues Vilma Nushin dhe kështu me rradhë.

Sot shqiptarët nuk dijnë se çfarë blejnë në farmaci. Recetat që lëshohen nuk kanë asnjë garanci se ilaçet që marrin të sëmurët kanë efikasitet.
Është vendosur një raport në jo pak raste, i padrejtë, por edhe ç’njerëzor mes sektorit privat dhe atij publik.

Sektori publik të diagnostikon, por nuk të operon, nuk të ofron ndihmë, sepse ka një marrëveshje të fshehtë me sektorin privat dhe ky është një realitet.
Nuk të operon, jo se nuk ka aftësi, njohuri, potencial, por nuk të operon sepse ndan fitimet me sektorin privat. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit