-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OJQ-të, të shqetësuara për shkelje të të drejtave të ish-policit serb të arrestuar në Kosovë

Kryesoret

Njëmbëdhjetë organizata të shoqërisë civile kanë shprehur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet ish-polici i Kosovës, Dejan Pantiq, i arrestuar nën dyshimet për organizimin e “sulmit terrorist” të 6 dhjetorit ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.

Ato kanë argumentuar se Pantiqit po i shkelen të drejtat.

Përmes një njoftimi, këto organizata thanë se nga deklarimet e avokatit mbrojtës të Pantiqit, kanë mësuar se ai ende ndodhet në bazën e Policisë së Kosovës në afërsi të pikëkalimit kufitar të Jarinjës dhe “as avokatët e as familjarët e tij nuk lejohen ta vizitojnë apo të kontaktojnë atë përmes telefonit”.

Institucionet e Kosovës nuk i janë përgjigjur më herët pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se ku po mbahet Pantiqi.

Sipas OJQ-ve, ai po mbahet jashtë qendrës së paraburgimit, në ambiente “që sigurisht nuk i plotësojnë standardet e paraburgimit as sipas rregulloreve në Kosovë apo konventave ndërkombëtare”.

“Kushtet e paraburgimit të tij, si dhe pamundësia e kontaktit me familjarët dhe mbrojtësit e tij, paraqesin shkelje të rëndë të të drejtave të tij njerëzore dhe kërkojnë përfshirjen urgjente të institucioneve kompetente në Kosovë, si dhe përfshirjen e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.

Nënshkruese të këtij reagimi janë organizatat: Qendra për avokim per kulturë demokratike (ACDC), Forumi për zhvillim dhe bashkëpunim multietnik (FDMC), Qendra humane Mitrovicë, Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER), Komunikimi për zhvillim të shoqërisë (CSD), Iniciativa e re sociale (NSI), NVO Aktiv, Gracania online, Shoqata e grave afariste Avenija, Qendra për iniciativa sociale dhe Veprimtaria e Partesh Rinore./REL

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit