-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia kontrolle në terren për festat e fundvitit, sekuestrohen qindra kapsolla dhe fishekzjarrë!

Kryesoret

Policia e Shtetit ka sekuestruar qindra kapsolla dhe fishekzjarrë, me fuqi të lartë plasëse, në prag të festave të fundvitit.

Blutë bëjnë me dije se është hartuar një plan masash që parashikon kontrolle të vazhdueshme, për të kontrolluar kriteret e prodhimit, magazinimit dhe përdorimit, të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, për të mos rrezikuar qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe jetën e shëndetin e qytetarëve.

‘Me qëllim krijimin e mjedisi të sigurtë për qytetarët, në prag të festave të fundvitit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, zbatimin me rigorozitet të detyrave të përcaktuara në planin e masave, detyra të cilat konsistojnë në:
-Zbatimin me rigorozitet të planeve të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, nga subjektet e licencuara, si dhe
-Intensifikimin e kontrolleve në territor dhe në këtë kuadër, ndihmësspecialistët e Policimit në Komunitet/SPZ-të, patrullat e përgjithshme, ndihmësspecialistët për kontrollin e armëve, duhet të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentimin e tyre dhe bllokimin e sendeve të kundërligjshme.’, njofton Policia e Shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit