-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëmbejnë armët nga policët, talibanët pakistanezë marrin kontrollin e burgut

Kryesoret

Disa të burgosur talibanë pakistanezë kanë arritur të mposhtin rojet në një qendër kundër terrorizmit në Pakistanin veriperëndimor, duke rrëmbyer armët e policisë dhe duke marrë kontrollin e objektit.

Militantët në qendrën e paraburgimit në Bannu, gjithashtu morën peng policinë dhe të tjerë brenda objektit.

Kështu tha Mohammad Ali Saif, zëdhënës i Qeverisë pakistaneze.

Zyrtarët thanë se kontrolli i burgut mbahet nga të paktën 30 luftëtarë talibanë, dhe se mund të jenë kapur deri në 10 pengje.

Në fund të nëntorit, talibanët në Pakistan njoftuan se i kanë dhënë fund marrëveshjes së armëpushimit që arritën me Qeverinë në qershor, dhe urdhëruan luftëtarët e tyre të kryejnë sulme në mbarë vendin.

Një polic pranë ndërtesës së Presidencës dhe Parlamentit në Islamabad. Fotografi ilustruese.

Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP), një entitet i ndarë nga talibanët në Afganstan, por që ndan ideologji të ngjashme islamike, ka qenë përgjegjës për dhjetëra sulme të dhunshme dhe qindra vdekje në mbarë Pakistanin që nga viti 2007.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit