Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann është shprehur se Kuvendi luan një rol kyç në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë për në BE.
Ajo është shprehur se do të dëgjojë idetë e kuvendit në lidhje me këtë proces dhe se kërkon që opozita të bashkëpunojë me mazhorancën.
“Ashtu sic ndodh në shumicën e institucione, Kuvendi luan një rol thelbësor. Unë mirëpres qëllimin që ka kuvendi që të punohet më fort në këtë proces.
Ka shumë çështje që mund të flasë Kuvendi i Shqipërisë. Psh, pyetjet që shtrohen janë: Si mundet Kuvendi të përmbushë rolin e vet për të ndërtuar konsensus?
Si do të ketë mundësi Kuvendi që të përmirësojë kapacitetet e veta për të patar për të përafruar legjislacionin me atë të BE?
Duke marrë parasysh këto çështje, çfarë mund të mësojë Kuvendi i Shqipërisë nga kuvende të tjera që kanë qenë vende kandidate?
Prandaj jam kurioze të shoh kush janë idetë e Kuvendit. Shqipëria ka një dëshirë të madhe për Evropën. Ndaj i bëj thirrje të gjithëve të bëhen bashkë për anëtarësimin në BE.
Ne do të mbetemi partner i afërt në këtë rrugë me sfida drejt anëtarësimit”, tha ambasadorja.