Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të fillojë sonte.
Në këtë kompeticion muzikor do të jenë 26 këngë pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë që kanë performuar edhe më parë, gjersa 10 të tjerë artistë të rinj dhe grupe alternative.
Festivali i Këngës në RTSH do të japë tri çmime: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë, një çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe një çmim për karrierë.
Ndryshe nga vitet e kaluara, fituesi i këtij edicioni do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve.
Arbana Osmani ndërkohë do jetë moderatore e Festivalit, teksa prapa tij qëndrojnë edhe emra të njohur si: Eduart Grishaj, Shpëtim Saraçi, Bojken Lako dhe Eraldo Rexha.