Në momentin që Lionel Messit iu dorëzua trofeu i Kupës së Botës iu vendos një mantel tradicional arabe nga emiri i Katarit. Por çfarë është ky mantel dhe çfarë simbolizon?
Manteli arab është i përbërë nga një material i lehtë, shpesh i tejdukshëm, me prerje prej ari të vërtetë që vendoset mbi disa rripa të bardhë.
E veshur kryesisht në Gjirin Persik, kjo është një veshje tradicionale shekullore gjatë rasteve të veçanta.
Ajo shihet si një shenjë vlerësimi dhe respekti dhe zakonisht vishet nga zyrtarë të lartë si politikanë, sheikë dhe individë të tjerë me status të lartë.
Çfarë ka të veçantë manteli arab?
Mustafa Baig, një lektor i studimeve islame në Universitetin e Exeter u shpreh se manteli është një veshje formale e veshur nga anëtarët e familjes mbretërore, personalitete, por edhe dhëndri në ditën e dasmës dhe të diplomuarit në ceremoni.
“Kështu që vetëm disa njerëz të zgjedhur do të veshin mantelin. Ata në thelb e nderuan Messin duke ia vënë mbi supe. Është një shenjë nderi, dhe thjesht një lloj mirëseardhjeje kulturore dhe një pranim kulturor” tha ai.
Hassan al-Thaëadi, sekretari i përgjithshëm i komitetit organizues të Kupës së Botës të Katarit tha: “Është një mantel për një rast zyrtar dhe i veshur për festime. Kjo ishte një festë e Messit.
Kupa e Botës pati mundësinë t’i tregojë botës kulturën tonë arabe dhe myslimane. Kjo nuk kishte të bënte me Katarin, ishte një festë rajonale” tha ai.