Brenda një jave në Greqi janë shënuar shifra alarmante nga COVID-19. Mësohet se 150 të prekur kanë ndërruar jetën.
Raportohet se nga 47,497 të infektuar, 104 janë në intubim.
“Shkalla e pozitivitetit ishte 7.29% në një total prej 651.534 testesh laboratorike (RT-PCR/Rapid-Ag) me një mesatare shtatëditore prej 93.076 mostrash (-2% ndryshim javor). Janë kryer 52.990 teste Rapid Ag,” ka njoftuar media greke.