Mbrëmjen e sotme një makinë është djegur në Korçë, por fatmirësisht shoferi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.
Deri më tani dyshohet se zjarri është aksidental dhe i shkaktuar nga një defekt teknik, megjithatë hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkakun e vërtetë të ngjarjes.