Një aksident i rëndë ndodhi sot në Elbasan. Besnik Samurri është viktima i aksidentit të rëndë. Ai humbi kontrollin e mjetit teksa udhëtonte në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë dhe ra në humnerë.
38-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes dhe humbi jetën në vendngjarje.
Të plagosur kanë mbetur 3 pasagjerët, anëtarë të një familje, burri Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku që ndodhen në spital.
Makina që drejtohej nga viktima është bërë copash nga përplasja, ndërsa xhamat e thyer dhe disku i gomave janë përhapur në pyllin me pisha.
PAMJET-Makina copë-copë në humnerë! Vdes shoferi, familja shpëton për mrekulli