-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gripi i shpendëve godet Evropën, mbi 50 milionë zogj të therur në 37 vende

Kryesoret

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar sot se Evropa po përjeton gripin “më shkatërrues” të shpendëve të regjistruar ndonjëherë në Kontinentin e Vjetër për më shumë se një vit.

Sipas raportimeve rreth 50 milionë zogj janë therur në fermat ku u zbulua virusi.

Sipas raportit të Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Laboratorin Komunitar të Influencës Aviane nga tetori 2021 deri në shtator 2022 Evropa u godit nga “gripi i shpendëve më shkatërrues shumë patogjenik (HPAI)”.

37 vende janë prekur dhe 2500 shpërthime janë identifikuar në fermat e shpendëve.

Humbjet në pulat, rosat apo gjelat në fermat e shpendëve janë në fakt më të larta pasi numri i 50 milionë zogjve të therur nuk përfshin therjet për arsye parandaluese rreth shpërthimeve të sëmundjes.

Gripi i shpendëve nuk është qetësuar që nga shtatori dhe në fakt infeksionet u dyfishuan me afrimin e dimrit.

EFSA thekson se për herë të parë nuk ka pasur pushim mes dy valëve të epidemisë, pasi virusi nuk u zhduk në verë.

Dhe kur erdhi vjeshta, epidemia u duk se u përkeqësua në krahasim me vitin e kaluar, me raste të regjistruara në më shumë se 35% të fermave të shpendëve.

Nga 10 shtatori deri më 2 dhjetor, rreth 400 shpërthime u zbuluan në 18 vende evropiane, me shumicën e tyre në Francë, Britani dhe Hungari.

Virusi është zbuluar gjithashtu më shumë se 600 herë te shpendët e egër, veçanërisht te shpendët e ujit.

Me kërkesë të Komisionit Evropian, EFSA po “shqyrton disponueshmërinë e vaksinave për HPAI dhe po studion strategjitë e mundshme të vaksinimit.

Rezultatet e këtij studimi do të shpallen në gjysmën e dytë të vitit 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit