Shumica dhe opozita kanë miratuar në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ndryshimet në Kodin Rrugor. Pas debateve dhe diskutimeve në fund të dyja palët i dhanë dritën jeshile projektligjit që të shkojë në Kuvend për të marrë miratimin final.
Një nga pikat kryesore të këtyre ndryshimeve lidhet me gjobat dhe lehtësinë për drejtuesit e makinave që janë ndëshkuar. Sot është në fuqi ligji që nëse brenda pesë ditëve shkon dhe e paguan përfiton një ulje 20%.
Nga momenti që do të miratohet ndryshimi i ri, cdo qytetar që është gjobitur, nga momenti i regjistrimit, nëse shkon dhe e paguan brenda 15 ditëve përfiton ulje 50%.