Eksperti meksikan e ESPN, Alvaro Morales nuk do të bëjë shumë miq në Argjentinë pas fitores së Albicelesteve në Kupën e Botës.
Analisti i ESPN bëri disa akuza të mëdha për mashtrimin dhe dopingun nga ekipi argjentinas.
Nuk është hera e parë që Morales e ka me Argjentinën, pasi së fundmi është tallur edhe me Lionel Messin.
Tani ai ka nënçmuar të 3 titujt në Kupën e Botës, ndërsa ka kritika individuale edhe për Messin dhe Diego Maradonan.
Duke folur në emisionin ESPN “Futbol Picante”, Morales u shpreh për kombëtaren argjentinase me komente të ashpra.
“Futbolli argjentinas ka fituar tre Kupat e Botës në mënyrë të turpshme dhe skandaloze. Si në vitin 1978 me një portier argjentinas që luante për Perunë dhe ndërhyrjet e qeverisë”.
“Në vitin 1986 me një mashtrues të droguar si Diego Armando Maradona që shënonte gola me duar”, tha ai.
Sa i përket këtij triumfi të fundit, Morales duket se nuk e sheh si legjitime as fitoren e këtij viti në Katar.
Edhe një herë ai veçoi Messin, duke e quajtur dështim.
“Messi fiton titullin e tij të parë dhe të vetëm botëror, që është një dështim në karrierën e tij sepse Pele qesh me të me tre Kupat e Botës”.
“I përgëzoj edhe gjyqtarët që i dhanë Argjentinës penalltitë që nuk duhej të ishin, veçanërisht në finalen e cila ishte e tmerrshme”.
“Dhe VAR? Ku ishin kartonët e kuq për Acuna dhe ‘Dibu’ Martinez duke shkelmuar një top në gjuajtje? Ku ishte goli i mohuar i Messit për pushtimin në fushë? Ata donin të shihnin Messin të bëhej kampion”, ka thënë Alvarez.