Goditja e 59 grupe kriminale dhe sekuestrimi i medikamenteve mjekësore me vlerë mbi 40 milionë euro, ka qenë bilanci i një operacioni të kryer nga Europol. Ndër vendet e përfshira ka qenë dhe Shqipëria.
Mësohet se në vendin tonë janë arrestuar 14 persona dhe janë sekuestruar medikamente mjekësore me vlerë 100 mijë euro. Policia ka bërë me dije se janë 6 persona nën hetim. Për ndalimin e kontrabandës së barnave policia ka zhvilluar 7 operacione.
Ndër mallrat që kontrabandoheshin ishin dhe testet dhe vaksina false të COVID-19 si dhe substanca dopingu dhe suplemente të paligjshme ushqimore dhe sportive.