Pasditen e sotme në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë është gjetur pa shenja jete A. M., 62 vjeç.
Policia thotë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.