Mbrëmja e dytë e Festivalit të Këngës ka sjellë në skenë pas 25 vitesh këngëtaren, Elsa Lila.
Ajo ka zgjedhur të rikthehet në skenën shqiptare me një këngë të veçantë të cilën mban emrin e vajzës së saj, Evita.
Lila gjithashtu është edhe autore e tekstit ku ka shprehur emocionet e saj në lidhje me gëzimin që i ka sjellë lindja e vajzës së saj.
Një detaj tjetër i veçantë për performancën e këngëtares është zgjedhja e saj për dirigjentin italian i cili vjen nga Sanremo, Enrico Melozzi.
Artistja në fund të performancës u prit me duartrokitje nga publiku.
Lila ndër vite ka lënë hite në Festivalin e Këngës me këngët si “Pyes lotin” dhe “Larg urrejtjes”.
Në vitin 2007 ajo ishte pjesë e Sanremos në Itali.
Ndërkohë rikthimi i saj në skenën shqiptare erdhi pas një periudhe trazirash të këngëtares me drejtësinë italiane.