-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në kërkim nga autoritetet Daneze, arrestohet 36-vjeçari në Francë

Kryesoret

Një burrë rumun 36-vjeçar i cili kërkohet në Danimarkë për trafikim njerëzor, tutor dhe përdhunim u arrestua në mes të dhjetorit në Francë.

Ndërkohë një vendim për ekstradimin e tij në Bukuresht pritet në ditët në vijim.

Rumuni u arrestua më 13 dhjetor në një stacion pagese pranë Biarritz (në Francën jugperëndimore) gjatë një kontrolli rutinë, pasi sapo kishte kaluar kufirin Spanjë-Francë.

Në bazë të një urdhër-arresti evropian të lëshuar më 5 nëntor, 36-vjeçari është dërguar në mbajtje.

I arrestuari doli të martën para Gjykatës së Apelit dhe sipas burimeve gjyqësore nuk ka kundërshtuar ekstradimin e tij në Danimarkë.

Vendimi do të shpallet më 23 dhjetor.

36-vjeçari kërkohet nga policia daneze për akuzën e transportimit të femrave rumune në Kopenhagë dhe detyrimit të tyre për prostitucion.

Ai akuzohet edhe për përdhunim dhe dhunë fizike, ndërsa në këtë fazë të hetimeve janë identifikuar pesë viktima të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit