-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK: Zoto u pagoi udhëtimet Bllakos, Dervishajt dhe Kondit! Po Ahmetaj?

Kryesoret

Sot SPAK njoftoi se mbylli hetimet dhe çoi në gjyq dosjen për inceneratorin e Fierit me shumë personazhe të njohura brenda nga ish-ministri Lefter Koka, Alqi Bllako, biznesmeni Arben Dervishaj, Klodian Zoto që është aksioneri kryesor i shoqërisë koncesionare përfituese të Inceneratorit të Fierit, etj. Akuzat dhe provat sipas SPAK-ut janë të shumta. Mes tyre edhe biletat e udhëtimit.

Ka rezultuar e provuar se të pandehurit Alqi Bllako, Arben Dervishaj dhe Etleva Kondi, kanë marrë përfitime të parregullta nga i pandehuri Klodian Zoto, që kanë konsistuar në përfitime të vlerës së udhëtimeve private për jashtë shtetit, biletës së avionit, qëndrimit në hotel, biletë e ndeshjes së futbollit në një stadium në Itali.

Këto përfitime të parregullta janë dhënë nga i pandehuri Klodian Zoto, aksioner kryesor i shoqërisë koncesionare përfituese të Inceneratorit të Fierit, “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier”, sh.p.k, në kohën kur i pandehuri Alqi Bllako (gjatë zhvillimit të procedurës së koncesionit) ka ushtruar funksionin e lartë shtetëror të Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe më pas në fazën e ndjekjes së zbatimit të kontratës koncesionare me funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. E pandehura Etleva Kondi e ka marrë përfitimin e parregullt në kohën kur ajo ishte anëtare e dhënies së koncesionit, ndërsa i pandehuri Arben Dervishaj, në kohën kur ka ushtruar funksionin e mbikëqyrësit të punimeve të shoqërisë koncesionare” thotë SPAK.

Ahmetaj thyen heshtjen: E vërteta ime për udhëtimet dhe hotelet me 5 yje

Në javët e fundit një stuhi është ngritur në media edhe për rastin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj që sipas disa dokumenteve dhe një kallëzimi të bërë në SPAK ka përfituar nga udhëtimet që i janë paguar nga Klodian Zoto. E ndërsa Ahmetaj i mohoi, SPAK është nën akuzë për veprim me dy standarde, që ndërhyri për rastin e Dervishajt dhe të tjerëve që përfituan dhe jo për Ahmetajn.

Koka, Bllako, Zoto e biznesmenë në gjyq për inceneratorin e Fierit, SPAK shpëton Subashin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit