Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po gjykohet pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas SPAK, Shkreli akuzohet për përfshirje në blerje votash në favor të një subjekti politik gjatë fushatës zgjedhore, duke u marrë i pandehur për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar çështjen për gjykim në GJKKO në fund të tetorit 2025, ndërsa ndaj tij vijon procesi gjyqësor.









