-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takimi Putin-Lukashenko ‘i fut frikën’ Ukrainës, forcon mbrojtjen kufitare me Bjellorusinë!

Kryesoret

Ukraina po përforcon mbrojtjen e kufirit të saj me Bjellorusinë nga frika se Rusia mund të jetë duke përgatitur një sulm të ri, ka thënë një zyrtar qeveritar.

Zëvendësministri i Brendshëm Yevhen Yenin tha për BBC se Ukraina do të forcojë kufirin me Bjellorusinë me forca të armatosura dhe municione. Lajmi erdhi ndërsa Vladimir Putin udhëtoi për në Minsk për të takuar Presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko.

Bjellorusia ndan një kufi me Rusinë dhe Ukrainën. Presidenti rus më vonë urdhëroi forcimin e kufijve të Rusisë. Ai tha se shërbimet e sigurisë duhet të pengojnë shpejt çdo përpjekje për të shkelur kufijtë e Rusisë, për të luftuar rreziqet që vijnë nga jashtë dhe për të identifikuar tradhtarët. Ai tha gjithashtu se shërbimet speciale duhet të garantojnë sigurinë e njerëzve që jetojnë në pjesët e Ukrainës që Moska i pretendon si të sajat.

Ndërsa Bjellorusia nuk është përfshirë drejtpërdrejt në luftë, ajo lejoi trupat ruse të përdorin territorin e saj për të nisur pushtimin në shkurt. Minsku është nën presion të madh nga Moska për të rritur mbështetjen e saj në “operacionin special ushtarak”.

Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë raportet “si trillime dhe të pabaza”. Presidenti Putin fluturoi në Minsk për bisedime me Presidentin Lukashenko, hera e parë në tre vjet e gjysmë që dyshja takohen në Bjellorusi.

Takimi është cilësuar si një “vizitë pune” dhe ka zgjatur më shumë se dy orë. Udhëtimi i shkurtër i udhëheqësit rus në Minsk mund të nënkuptojë më shumë mbështetje ushtarake për përpjekjet luftarake të Kremlinit, pasi Bjellorusia u dha trupave të Kremlinit një platformë nisjeje për pushtimin e Ukrainës shkurtin e kaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit