-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj: Diaspora duhet të votojë

Kryesoret

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në një takim përfaqësuesit e Këshillit Koordinues të Diasporës (KKD), me të cilët diskutoi lidhur me kontributin e tyre për çështjet që kanë të bëjnë me përfaqësimin e interesave të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

Presidenti Begaj vlerësoi angazhimin e KKD-së për implementimin e votës së diasporës për zgjedhjet në Shqipëri dhe e nxiti atë të angazhohet vazhdimisht, në mënyrë domethënëse dhe sa më aktive në hartimin e politikave publike, duke sjellë praktikat më të mira si dhe një perspektivë ndryshe dhe shumë të rëndësishme në zhvillimin e kombit.

Garantimi i votës së diasporës siguron pjesëmarrjen e saj aktive në jetën e kombit dhe reflekton perspektivën, përvojën dhe këndvështrimin e saj në hapat e ardhshëm që synojnë përparimin e vendit”, theksoi Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit u shpreh se ndërsa diaspora është pjesë aktive e shoqërive në vendet pritëse, ajo është gjithashtu pjesë e pandarë e një kombi, zhvillohet bashkë me të dhe nxit përparim në shumë fusha të jetës.

Në këtë aspekt, Presidenti Begaj vlerësoi se fuqizimi i diasporës, mbështetja dhe nxitja e pjesëmarrjes aktive së saj në politikat e zhvillimit të një kombi do të ishte një përfitim i jashtëzakonshëm për shoqërinë.

Presidenti Begaj vuri gjithashtu në dukje se përpjekja për të mbajtur gjallë gjuhën amtare, kulturën, traditat dhe vlerat më të mira i shërben ruajtjes së identitetit tonë kombëtar dhe duhet të nxitet e të mbështetet maksimalisht”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit