-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, Sveçla: Bandat kriminale kanë bllokuar qytetarët dhe policinë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka akuzuar kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, se së bashku me “bandat kriminale e të armatosura” po mirëmban barrikadat, që sipas tij, për 11 ditë rresht kanë bllokuar qytetarët dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla po ashtu është kundërpërgjigjur ndaj një deklarate të bërë nga Rakiqi më herët gjatë ditës, i cili akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po bën thirrje “për vrasjen” e serbëve që gjenden në barrikada.

“E vetmja gjuhë që ata njohin dhe trumbetojnë janë vrasjet, ndërsa e vetmja gjuhë që ne njohim është stabiliteti, rendi dhe ligji, ndaj të gjithëve dhe pa dallim”, tha Sveçla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi për Guardian se i kanë dhënë kohë trupave të KFOR-it për të larguar barrikadat, por shtoi se barrikadat nuk do të lejohen që të qëndrojnë për një kohë të gjatë.

“Shqetësimi ynë është se heqja e këtyre barrikadave nuk përjashton mundësinë e viktimave. Prandaj, ne duam që të jemi shumë të kujdesshëm që të sigurohemi që të mos ketë destabilizim dhe do të ketë paqe dhe siguri”, tha Kurti.

Por, Rakiq e interpretoi këtë deklarim si “sugjerim për vrasjen e serbëve”.

“Deklarata e fundit e Albin Kurtit ka kaluar çdo masë. Kurti haptazi ka sugjeruar vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij, barrikadat nuk mund të hiqen ndryshe”, tha Rakiq.

Ndërkaq, Sveçla tha se autoritetet po bëjnë përpjekje maksimale me partnerët për heqjen e barrikadave “pa asnjë eskalim të mundshëm, në ndërkohë këta [Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë] po i armatosin bandat brenda barrikadave”.

Disa serbë lokalë kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës që nga 10 dhjetori. Ngritja e barrikadave u bë në shenjë pakënaqësie me arrestimin e një ish-polici të Kosovës./REL

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit